Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit, Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili falënderoi zjarrfikësit për reagimin e shpejtë dhe profesional.
“Zjarrfikësit janë heronjtë tanë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin,” u shpreh Rama.
Edhe komandanti i zjarrfikësve të Prishtinës konfirmoi se nuk ka të lënduar, duke shtuar se janë djegur kulmet e dy ndërtesave.
“Nuk ka më gjasa që të përhapet zjarri. Ekipet do të qëndrojnë kujdestar,” deklaroi ai.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e incidentit.