Në një banesë në Derviçan të Gjirokastrës ka rënë zjarr.
Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare.
Mësohet se kjo e fundit ka ndërruar jetë, ndërsa babai i saj ndodhet në spital
“Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.”- njofton policia./Gazeta Enigma/