Zjarri përfshin një qendër tregtare në Bregun e Diellit

Zjarri përfshin një qendër tregtare në Bregun e Diellit

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një nga objektet e Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

“Ne ora 16:53, eshte pranuar informate per zjarr ne qendren tregetare. Ekipet kane reaguar shume shpejte, ishte e perfshire nga zjarri pjese e kulmit qe ishte e mbuluar me material pleksiglas. Fale reagimit te shpejte, zjarri eshte shuar dhe nuk eshte lejuar te shperndahet ne pjese te tjera.

“Tashme, jemi ne fazen e perfundimit”, shtoi Gashi.

Related Articles