Zogaj: Gërvalla e pranoi që ka bashkëpunuar me Prokurorinë në Hagë deri në vitin 2018

Zogaj: Gërvalla e pranoi që ka bashkëpunuar me Prokurorinë në Hagë deri në vitin 2018

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar për deklaratat e Donika Gërvallës për Gjykatën Speciale.

Ai tha se Gërvalla e konfirmoi që deri në vitin 2018 ka pasur bashkëpunim me Prokurorinë.

Postimi:

Gervalla tha “Haga ka trajtuar deshmitare te dores se pare, e jo te tille qe mund te ken degjuar dicka,” pjesa e fundit i referohet vetes. Pra, kjo krijese absurde politike, e pranoje vet qe ka bere perpjekje te medhaja qe te merret seriozisht nga Prokuroria Speciale ne Hage, por edhe ata e kane kuptuar qe kjo pos vrerit e urrejtjes patologiike, nuk ka asnje deshmi per vrasjet ne Kosoven e pasluftes. Pra, Gervalla eshte munduar qe te inicoi raste ne Hage me fjale te kafeve. Aq banal eshte ky karakter politik qe ende noton ne Kosove.

Po ashtu e pranoi hapur qe deri me 2018 ka bashkepunuar me prokurorine ne Hage, per rastet qe publiku i Kosoves nuk i dine. Eshte mire me e dite se per cilat raste Gervalla ka bashkepunuar me prokurorine ne Hage? Ndoshta rastet per te cilat ajo ka bashkepunuar, jane ne interes te prokurorise se Kosoves.

Kjo “deshmitare e dores se dyte te Hages (deri me 2018 sipas saj), te cilen edhe Haga e paska refuzuar, eshte bashkepunetore e dores se pare per Albin Kurtin, i cili me cdo kusht don me e mbajte afer edhe per disa perdorime tjera.

Related Articles