Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh dhe kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Alban Zogaj, deklaroi se është vështirë të kryhen të gjitha punë gjatë një mandati dhe se politika është sakrificë e jashtëzakonshme, por që sipas tij, kur sheh punët e përfunduara në terren ky fakt e bën të ndjehet i lumtur.
Lidhur me kandidimin e tij për deputet, ai shtoi se emri i tij u vendos nga baza e partisë dhe lavdëroi përzgjedhjen e kandidatëve.
“Kemi hyrë në garë me ekipin tonë më të mirë, sepse kemi hyrë për ta fituar garën dhe unë jam i nderuar dhe me privilegj që jam pjesë e kësaj liste”.
“Qytetarët me sy mshelë mund t’i votojnë 10 kandidatë dhe nuk gabojnë në përzgjedhje sepse aq e mire është lista kësaj radhe”, deklaroi Zogaj në emisionin “DPT ME FIDANIN”.