Zogaj: Rritja e çmimit të rrymës do ta shtyjë ekonominë drejt inflacionit

Zogaj: Rritja e çmimit të rrymës do ta shtyjë ekonominë drejt inflacionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka folur pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16%, duke e cilësuar atë si vendim të dëmshëm për qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Zogaj tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm, por theksoi se përmasat e rritjes janë shqetësuese dhe me pasoja afatgjata.

“E kemi pritë këtë vendim të ZRRE. Është vendim i dëmshëm për qytetarin e Kosovës dhe për ekonominë në përgjithësi. Një rritje substanciale prej 16% e cila do ta rëndojë buxhetin e familjeve të Kosovës”, u shpreh Zogaj.

Ai theksoi se me shtrenjtimin e rrymës, automatikisht pritet edhe rritje e çmimeve të produkteve tjera bazike, çka do ta vështirësojë më tej jetesën për shumë qytetarë.

‘’Do ta fus ekonominë në një spirale të re të inflacionit se me shtrenjtimin e rrymës do të pasojë edhe rritja e çmimit të produkteve të tjera në ekonomi”, deklaroi Zogaj për frontonline.

Related Articles