Zogaj: Vendi po shkon në zgjedhje për shkak të kryeneçësisë së Albin Kurtit

Zogaj: Vendi po shkon në zgjedhje për shkak të kryeneçësisë së Albin Kurtit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në Gazeta tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve si pasojë e kryeneçësisë së fituesit të zgjedhjeve dhe mungesës së qasjes konstruktive për zgjidhjen e ngërçit politik, pra kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, mungesa e vullnetit për kompromis po e pamundëson arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, duke e çuar situatën drejt zgjedhjeve të reja.

“Vendi në zgjedhje po shkon për shkak të kryeneçësisë së fituesit të zgjedhjeve, i cili nuk ka qasje pozitive dhe konstruktive për të ardhur deri te zgjidhja e ngërçit”, tha Zogaj në Gazeta.

Ai shtoi se qytetarët janë duke e ndjekur dhe vlerësuar situatën politike, duke thënë se publiku po e kupton përgjegjësinë për zhvillimet aktuale.

“Andaj qytetari duhet me pa këtë, dhe besoj se është duke e pa dhe e vlerëson”, tha ai.

Related Articles