Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e saj është jashtë kontrollit pasi sipas tij, po e shohin rënien e madhe të mbështetjes.
Zogaj tha se partia e tij ka sondazhe dhe se rënia e Lëvizjes Vetëvendosje është e qartë dhe serioze.
“Rënia me mbi 10 pikë është serioze dhe jemi të kënaqur që qytetarët e Kosovës po e kuptojnë se kush është bllokuesi i vendit, kush e ka uzurpuar zyrën dhe kush është duke u sjellur në mënyrë të papërgjegjshme”, tha Zogaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ai u shpreh se vitit 2025 për ekonominë e Kosovës është vit i humbur dhe sipas tij, fajin e ka partia që i ka fituar zgjedhjet.
“As nuk ka vizita, as nuk ka komunikim me partnerët tanë dhe nuk po ndodhë asnjë projekt. Kjo është e tmerrshme për vendin. Ky është vit i humbur, e kemi humbur vitin 2025 për sa i përket ekonomisë dhe e ka humbur ai që i ka fituar zgjedhjet”, tha ai.