Zonja e Parë e Turqisë i shkruan Melania Trump për situatën në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë i shkruan Melania Trump për situatën në Gaza

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i ka dërguar një letër Melania Trumpit, gruas së presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar të tregojë më shumë ndjeshmëri për situatën në Gaza.

Në letrën e saj, Emine Erdogan u shpreh se ishte frymëzuar nga letra që Melania i kishte dërguar më parë presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me fëmijët në Ukrainë dhe Rusi.

“Kam besim se ndjeshmëria e rëndësishme që keni treguar për 648 fëmijët ukrainas … do të shtrihet edhe në Gaza”, shkroi ajo.

Emine Erdogan theksoi se në këtë periudhë kur njohja e Palestinës është bërë një vullnet global, thirrja e Melania Trump për ndihmë në emër të Gazës do të ishte një përgjegjësi historike ndaj popullit palestinez.

Ndërkohë, Gaza dhe zonat përreth po përballen me urinë, duke shtuar presion mbi Izraelin për të lejuar më shumë ndihma humanitare.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka mohuar kategorikisht situatën e urisë, duke e cilësuar si “gënjeshtër të pastër” dhe theksoi se Izraeli ndjek një politikë parandalimi, jo të shkaktimit të urisë.

Related Articles