Zotohet Zelensky: Ukraina do t’i trajtojë “në mënyrë të civilizuar” dezertorët rusë

Zotohet Zelensky: Ukraina do t’i trajtojë “në mënyrë të civilizuar” dezertorët rusë

Ushtarët rusë që do të dorëzohen në Ukrainë do të trajtohen në një “mënyrë të civilizuar”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në fjalimin e tij të natës, Zelensky u bëri thirrje rusëve që të dorëzohen në Ukrainë në vend që të rrezikojnë të gjykohen si kriminel lufte pas konfliktit.

Ukraina do t’i trajtojë dezertorët në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe nuk do të kthejë askënd në Rusi nëse ata kanë frikë nga pasojat, tha ai.

Kjo vjen pasi Vladimir Putin nënshkroi një ligj që dyfishon dënimin për ushtarët rusë që dezertohen ose nuk i binden urdhrave.

Protestat e reja kanë shpërthyer gjithashtu për mobilizimin e pjesshëm të 300 mijë trupave shtesë nga Rusia.

Organizata ruse e të drejtave të njeriut OVD-Info raportoi se 700 njerëz u arrestuan të shtunën, ndërsa më shumë se 1,000 u arrestuan në fillim të javës. Tubimet e paligjshme janë të ndaluara sipas ligjit rus.

“Është më mirë të dorëzohemi në robërinë ukrainase sesa të vritemi nga goditjet e armëve tona,” shtoi ai.

Presidenti Putin nënshkroi të shtunën një ligj që nënkupton se rusët që dezertojnë, refuzojnë të luftojnë, nuk u binden urdhrave ose dorëzohen, tani përballen me 10 vjet burg.

Related Articles