Zouma godet macen, Adidas i jep fund marrëveshjes me lojtarin

Zouma godet macen, Adidas i jep fund marrëveshjes me lojtarin

Një video që u publikua në rrjtetet sociale të martën, ku shihet lojtari i West Ham, Kurt Zouma, duke goditur macen i ka kushtuar mbrojtësit në prishjen e marrëveshjes me gjigantin Adidas.

Përveç se është tërhequr sponzori i veshjeve Adidas, Zouma është ndëshkuar edhe nga West Ham ku thuhet në deklaratë se francezi është dënuar me “shumën maksimale” pa u saktësuar shifra e dënimit.

Menjëherë pas publikimit të videos, Zouma kërkoi falje përmes një deklarate, ku shprehu pendimin e tij për ngjarjen.

“Dua të kërkoj falje për veprimet e mia. Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time, për të cilën sinqerisht pendohem” tha mbrojtësi i West Ham.

Policia po e heton rastin, dhe më shumë se 150.000 njerëz kanë nënshkruar një peticion të cilët kërkojnë që Zouma të ndiqet penalisht. /Gazeta Enigma/

Related Articles