Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka njoftuar se ka mbajtur një takim konsultativ me përfaqësues, ku si temë diskutimi kishin mobilizimin e popullësisë për regjistrim në Luginën e Preshevës.
“Në vazhdën e aktiviteteve të Zyrës për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë, së bashku me Kryesuesin e Kuvendit Komunal Arianit Sadiku, nga Kabineti i Kryetarit Hekuran Rapuca, nga Administrata e Pëgjithshme Ardian Foniqi, si dhe Asambleistin Arianit Ibrahimi, organizuam një takim konsultativ me përfaqësues, veprimtarë, njerëz me integritet të lartë me prejardhje nga Malësia e Bujanocit, ku temë kyçe ishte mobilizimi sa më i madh për regjistrimin civil të popullsisë në Luginën e Preshevës, që fillon nga data 1 tetor 2022”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, në njoftim theksohet për bashkëveprim në lidhje me këtë proces që tashmë është ndërmarrë nga Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ne u zotuam që të bashkëveprojmë, në koordinim të plotë në lidhje me të gjitha aktivitetet që do ti ndërmarrim gjatë ditëve në vijim për këtë proces shumë domethënës e historik për Shqiptarët e Luginës së Preshevës.