ZRRE: Ka pasur kompani të palicencuara për shit-blerjen e energjisë, por s’e di numrin

ZRRE: Ka pasur kompani të palicencuara për shit-blerjen e energjisë, por s’e di numrin

Shefi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka pranuar se në Kosovë kanë operuar tregtarë për shit-blerjen e energjisë gjatë periudhës së krizën energjetike në vend.

Para komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Fejzullahu ka thënë se nuk e di numrin dhe emrat e kompanive që kanë operuar pa licencë në Kosovë.

Në pyetjen e deputetit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, se “a ka qenë ZRrE në dijeni që në Kosovë kanë operuar kompani të palicencuara?”, Fejzullahu ka thënë se po, “por nuk e di saktë sa është numri”.

“Nuk e di saktë sa është numri. Sipas draft raportit fillestar e kemi informatën që ka pasur dhe në momentin që e kemi marrë informatën kemi kërkuar që ato të licencohen menjëherë”.

“Sa kanë qenë nuk e di. Kemi informata që ka pasur disa kompani që kanë operuar për shkak të tranzicionit që e përmenda më herët”.

“Në momentin që kemi marrë informatën, kemi kërkuar që të ndalohet operimi i tyre. ZRrE ka kërkuar që të gjithë të licencuarit ta ndërpresin tregtimin me kompaninë në fjalë”.

Sipas tij, ZRrE nuk e ka mandatin që në kohë reale t’i ndalojë aktivitetet ilegale

Related Articles