ZRrE: Vendimin e Gjykatës Komerciale ende nuk e kemi pranuar në rrugë zyrtare

ZRrE: Vendimin e Gjykatës Komerciale ende nuk e kemi pranuar në rrugë zyrtare

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar në rrugë zyrtare aktvendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë, si dhe asnjë aktvendim tjetër të përmendur në një komunikatë të Odës Ekonomike të Kosovës.

OEK më 04.07.2025 ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ka marrë një aktvendim të radhës, i cili pezullon vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për daljen në treg të lirë të energjisë për një anëtar të Odës.

ZRrE ka thënë se posa të pranohen këto aktvendime në mënyrë zyrtare, ato do të analizohen në përputhje me procedurat ligjore.

“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ende nuk ka pranuar në rrugë zyrtare aktvendimin e datës 04.07.2025 të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, si dhe asnjë aktvendim tjetër të ngjashëm të përmendur në komunikatën e Odës Ekonomike të Kosovës. Posa të pranohen këto aktvendime në mënyrë zyrtare, ato do të analizohen në përputhje me procedurat ligjore dhe do të mund të japim një përgjigje përkatëse lidhur me to”- thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Related Articles