Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, ku një person është gjetur pa shenja jete në pushimoren e tij, ndërsa pranë tij është gjetur edhe një revole.
Sipas hetimeve filestare nga Policia, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje
Sipas informacioneve të para, viktima është një burrë 57-vjeçar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.