Një person është raportuar i vdekur në Zubin Potok.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh rastin e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Më tej thuhet se në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Gazeta Enigma