Ish-luftuesja e dezinformimit në qeverinë amerikane akuzon Mark Zuckerbergun për ‘përkulje ndaj Trumpit’ pasi Meta njoftoi heqjen e verifikimit të fakteve.
Nina Jankowicz, një ish-zyrtare e sigurisë kombëtare e ngarkuar me luftimin e dezinformimit, tha se vendimi i themeluesit të Metës, Mark Zuckerberg, për të ndaluar verifikimin e fakteve në platformat e tij ishte një “përkulje” ndaj Donald Trump.
“Le të jemi të qartë – verifikuesit e fakteve nuk kanë qenë ‘politikisht të njëanshëm’, siç sugjeron Zuckerberg, por janë perceptuar si të tillë për shkak të përpjekjeve të motivuara politikisht për t’i njollosur ata, në të cilat tani po merr pjesë dhe po dorëzohet edhe Zuck.
“Njoftimi i Zuck është një përkulje e plotë ndaj Trumpit dhe një përpjekje për të arritur Musk-un në garën e tij drejt fundit. Pasojat do të jenë të mëdha. Verifikimi i fakteve nuk ishte një zgjidhje e plotë për dezinformimin në Facebook, por ishte një pjesë e rëndësishme e moderimit. Kufizimet janë hequr plotësisht tani. Verifikimet e fakteve nuk shtypin fjalën, verifikimet e fakteve janë në fakt më shumë fjalë“, ka thënë ajo.