Kompania ‘Hallakate’ ka publikuar të dhëna të reja mbi përdorimin e mediave sociale në Kosovë, raporton Enigma.
Sipas të dhënave, kosovarët preferojnë të shfletojnë rrjetin social Facebook më së shumti, ku mbi 762 mijë përdorues kanë llogari në këtë rrjet social.
E dyta është Instagram, aplikacion ky që është nën pronësinë e ‘Meta’, me CEO, Mark Zuckerberg, pronarin e Facebook.
Snapchat ka 630 mijë përdorues, ndërsa e katërta në listë gjindet rrjeti social, Tik Tok.
Platforma X, apo Twitter, ka vetëm 78 mijë e 600 përdorues.
Tabela:
- Facebook: 762,600 përdorues
- Instagram: 690,100 përdorues
- Snapchat: 630,000 përdorues
- TikTok: 545,000 përdorues
- X (Twitter): 78,600 përdorues