Zv/ministri i Drejtësisë largon nga puna vëllaun e deputetes së VV-së

Zv/ministri i Drejtësisë largon nga puna vëllaun e deputetes së VV-së

Ilir Mullhaxha nuk do të jetë më përmbarues privat.

Ai është pushuar nga detyra me vendim të zv/ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu

Këtë e ka bërë të ditur vet Sallahu me anë të një postimi në Facebook.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, ka shkruar Sallahu.

Ndryshe, Ilir Mullhaxha është vëllau i deputetes së VV-së, Fatmir Mullhaxha Kollçaku.

Related Articles