Zv.ministri i Drejtësisë: Po presim Gjykatën që të kërkojmë ekstradimin e të arratisurve

Zv.ministri i Drejtësisë: Po presim Gjykatën që të kërkojmë ekstradimin e të arratisurve

Zëvendësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës, Vigan Qorrolli, në një intervistë ekskluzive për emisionin KIKS Kosova tha se kjo ministri po pret që Gjykata të bëjë kërkesën për ekstradimin e pjesëtarëve të grupit të dyshuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, të cilët kanë ikur për në Serbi.

Madje, sipas tij, ekstradimi i tyre do të jetë kusht në çfarëdo marrëveshje që arrihet mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Qorrolli po ashtu tha se shteti i Kosovës do të kujdeseqë emrat dhe të dhënat e të arratisurve, të cilët janë të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit, t’ia dërgojë INTERPOL-it në mënyrë që të njëjtit të shpallen në kërkim ndërkombëtar.

Related Articles