Zveçan: Policia gjen tri armë në një gyp të fshehur në pyll

Zveçan: Policia gjen tri armë në një gyp të fshehur në pyll

Në fshatin Junake të komunës së Zveçanit, njësitet e Policisë Kufitare kanë gjetur tri armë të fshehura në një gyp në pyll.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë ka zbuluar një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për to.

Pas gjetjes, Njësiti i Hetimeve Rajonale dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar armët.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se nuk ka persona të arrestuar.

Related Articles