Zveçan, shoferi godet me veturë shtyllën metalike, shtylla bie mbi një veturë tjetër

Zveçan, shoferi godet me veturë shtyllën metalike, shtylla bie mbi një veturë tjetër

Një incident interesant ka ndodhur në Zveçan, ku një shofer ka goditur me veturën e ti një shtyllë të metalit, ndërkohë që shtylla ka rënë mbi një veturë tjetër, njofton Gazeta Enigma.

Rasti në polici u lajmërua nga pronari i veturës së dëmtuar, ndërkohë që personi që goditi shtyllën ka ikur bashkë me veturën e tij.

Krejt kjo ndodhi të mërkurën, në rrugën “Mbreti Pjeter”, sipas raportit 24-orësh të policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles