ZVICËR- Policia e Solothurnit ka sekuestruar mbi 7 kilogramë heroinë dhe rreth 1 kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie në Zuchëil SO rreth një javë më parë.
Në prang aka rënë një shqiptar 24-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë vlera e drogës llogaritet në 100 mijë franga. 24-vjeçari shqiptar u kontrollua nga një patrullë të mërkurën pasi lëvizjet e tij ngjallën dyshime tek oficerët e policisë.