Një shtetas i Kosovës po dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, po ashtu kosovare, në një fshat të Zvicrës, e më pas ka vdekur edhe vetë.
Siç mëson Klan Kosova, i dyshuari mësohet të jetë nga Malisheva ndërsa thuhet se i njëjti ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës, e cila po ashtu është nga një fshat i Malishevës.
I dyshuari, sipas mediave në Zvicër, se ka shtënë me armë zjarri edhe jashtë shtëpisë, në të cilën ka hyrë më pas dhe e njëjta më vonë është kapluar nga zjarri.
Raportohet se në shtëpi janë gjetur dy trupa të pajetë, dhe thuhet se njëri nga ta mund të jetë i dorasit.
Mësohet se burri është i moshës 42 vjeçe ndërsa gruaja 38.
Gjithashtu, mësohet se çifti ka lënë pas katër fëmijë.