Zvicër: Gjykata dëbon për 7 vjet një kosovar pas aksidentit të rëndë, dënohet me gati katër vite burgim

Zvicër: Gjykata dëbon për 7 vjet një kosovar pas aksidentit të rëndë, dënohet me gati katër vite burgim

Një shtetas nga Kosova është dëbuar nga Zvicra për shtatë vjet, pasi shkaktoi një aksident të rëndë trafiku që la të lënduar rëndë një vajzë 4-vjeçare.

Vendimi është marrë nga Gjykata Federale e Zurichut, raporton portali zviceran 24heures.ch.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, kur i riu kosovar, asokohe 19 vjeç, kishte vozitur në mënyrë të rrezikshme një veturë BMW me 600 kuajfuqi, të cilës i kishte ndryshuar performancat pa autorizim.

I riu, që punonte si mekanik i specializuar, kishte huazuar automjetin dhe po voziste në qytetin Dietikon, ku në një zonë me kufi 60 km/h, ishte kapur duke ecur me 74 km/h.

Aksidenti ndodhi në këtë zonë, ku si pasojë një vajzë 4-vjeçare kishte pësuar lëndime të rënda trupore, duke rrezikuar edhe jetën.

Pas analizës së fakteve, gjykata vendosi ta dëbojë të riun për shtatë vjet nga Zvicra, për shkak të rrezikimit serioz të jetës dhe shkeljeve të rënda në trafik.

Related Articles