Instituti për Kërkime Ekonomike në Hallë (IWH), raportoi se numri i kompanive gjermane të falimentuara është rritur në nivelin më të lartë.
Sipas të dhënave të IWH, numri i kompanive falimentuese në korrik u rrit në 1406, ku u humbën 10 000 vende pune.
Rritja e ndjeshme ndikoi në të gjithë sektorët, por veçanërisht në sektorin e prodhimit, ku 145 kompani paraqitën njoftimin për falimentim në korrik.
Gjithashtu, Instituti raportoi 100 kompani të tjera të falimentuara në qershor.
Kreu i IWH, Steffen Müller, ka thënë se shifrat pritet të bien në gusht dhe më pas të rriten sërish në shtator.