Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45.
Matematikisht Kosova është ende në garë për kualifikimin historik, andaj ndeshja e sontme do të jetë e rëndësisë së madhe.
Kosovës i nevojitet vetëm fitorja ndaj Zvicrës, për të mbajtur gjallë shpresat dhe që gjithçka do të vendosej pastaj në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit në Grupin I.
Para këtij dueli, Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ba bërë një fjalim motivues në dhomat e zhveshjes duke kërkuar nga futbollistët angazhim maksimal që të ëndërrohet deri në fund për një kualifikim.
Më poshtë e gjeni fjalimin e Ademit: /Gazeta Enigma/