Zvicra me masa të reja antiCOVID

Zvicra me masa të reja antiCOVID

Ajo që ishte paralajmëruar prej disa ditësh, u shndërrua në një vendim detyrues.

“Periudha e izolimit për personat e infektuar do të shkurtohet në 5 ditë”, ka njoftuar Presidenti Federal, Ignazio Cassis në konfrencën e sotme për media.

Dhe, ka shtuar ai, duke arsyetuar shkurtimin: “koha e inkubacionit me Omikron është më e shkurtër se me variantin e mëparshëm Delta”.

Këshilli Federal aktualisht nuk ka vendosur për shtrëngim të mëtejmë të masave. Zgjatja e masave deri në fund të marsit është aktualisht objekt i konsultimit me kantonet, thotë Cassis.

Gjithashtu, masat ekzistuese (2G në hapësira të caktuara të brendshme, zyra në shtëpi, kufizimi i takimeve private) do të zgjaten deri në fund të marsit.

Related Articles