Zvicra miraton kapsulën e eutanazisë: “Vdiset në më pak se një minutë” – FOTO

Zvicra miraton kapsulën e eutanazisë: “Vdiset në më pak se një minutë” – FOTO

Vetëvrasja mbështetet ligjërisht në Zvicër dhe ata që e dëshirojnë do të kenë në dispozicion një metodë të re.

Përkatësisht, kapsulat Sarco kanë kaluar rishikimin ligjor dhe tani mund të përdoren në Zvicër. Ato u krijuan nga printimi 3D dhe aplikimi i tyre në Zvicër mund të fillojë në vitin 2022. Projektuar nga dr. Filip Nishki, dhe kapsula mund të sigurojë vdekjen paqësore.

Lehtësia për personin që e përdor është se nuk duhet të marrë asnjë leje, nuk ka nevojë për një mjek të posaçëm që të përpiqet të fusë gjilpërën dhe nuk duhet të marrë ilaçe të rënda”, tha Niski.

Personi ngadalë humbet vetëdijen dhe më pas vdes

Kapsula aktivizohet nga brenda dhe mund të tërhiqet zvarrë në vendin ku personi dëshiron t’i japë fund jetës.

Pasi të aktivizohet, kapsula mbushet me azot dhe oksigjeni zvogëlohet. Pas kësaj, personi humbet vetëdijen dhe përfundimisht vdes. Procesi i vdekjes, thonë ata, zgjat më pak se një minutë.

Holanda, Zvicra, Belgjika, Luksemburgu, Kanadaja dhe Kolumbia lejojnë vetëvrasjen e asistuar, megjithëse secila ka rregulla të ndryshme. Pothuajse të gjitha vendet që lejojnë këtë praktikë kërkojnë që njerëzit të kenë një gjendje të pashërueshme ose terminale që nuk mund të kurohet dhe u shkakton atyre vuajtje. Zvicra nuk ka ligje që e ndalojnë këtë praktikë.

Rritja e numrit të vetëvrasjeve të asistuara

Në Holandë, eutanazia mund të kërkohet nga kushdo 12 vjeç e lart, por pëlqimi prindëror kërkohet nëse fëmija është nën 16 vjeç.

Në vitin 2020, eutanazia arriti kulmin në Holandë me 6,938 procedura të kryera, një rritje prej 9% krahasuar me një vit më parë. Jeron Reckort, kryetar i Komitetit Rajonal të Auditimit të Eutanazisë, tha se shumica dërrmuese e rasteve të eutanazisë në Holandë kanë të bëjnë me të moshuarit që vuajnë nga një sëmundje e rëndë./Gazeta Enigma/

Related Articles