Tashmë në Kosovë janë të dislokuar 215 ushtarakë, njëzet më shumë se më parë.
Zvicra po merr përsipër menaxhimin e kompanisë së transportit në kuadër të KFOR-it, në Kosovë.
Kjo është bërë e mundur falë rritjes së kuotës së ushtarëve të Swisscoy që është votuar nga Parlamenti.
Tashmë në Kosovë janë të dislokuar 215 ushtarakë, njëzet më shumë se më parë, shkruan srf.ch. Ndryshimi nga kontigjenti i 49-të në kontigjentin e 50-të të Swisscoy u bë të enjten, siç u njoftua nga Swissint, qendra e përgatitjes së ushtrisë për misionin e saj në ndërtimin e paqes ndërkombëtare.
Zvicra ka marrë komandën e kompanisë shumëkombëshe të transportit nga Austria më 9 mars.
Në këtë mënyrë, Zvicra po kontribuon në përpjekjet për stabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes, të Zvicrës.