Pritjet nëpër pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova tashmë janë zvogëluar.
Të paktën kështu kanë njoftuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave, në Merdarë po pritet nga 30 deri në 50 minuta.
Ndërkaq deri në 20 minuta po pritet te Dheu i Bardhë dhe Jarinje, derisa në pikat tjera kufitare pritjet vijonë nga 3 deri në 5 minuta. /Gazeta Enigma