Deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, i ka vlerësuar si opinione kërkesat e SHBA-ve për çështjen e targave drejtuar Qeverisë Kurti.
Zyba në Tëvë1, ka thënë se se kërkesat e Amerikës, nuk kanë qenë qëndrime politike, por opinione për të reflektuar për vendimin për targa.
“Këto qëndrime nuk po them që kanë qenë kërkesa apo qëndrime politike, të paktën prej deklarimeve ose prej leximeve tona, kanë qenë si opinion ndoshta për të reflektuar te Qeveria, por kërkesa eksplicite nuk ka qenë. Për faktin që ka komunikim të drejtpërdrejt, unë i marr me rezervë secilin deklarim, sepse konsideroj se po të jetë kërkesë zyrtare dhe formale, ka adresë dhe ka kush e dëgjon dhe kush e zbaton më pas si kërkesë të tyre”, ka thënë në Tëvë 1.