Qëndrim Zyba, futbollisti i FC Ballkanit ka theksuar se ndeshja e sotme ndaj Sivvasporit ishte shumë e vështirë, megjithatë ai dhe bashkëlojtarët luftuan deri në sekondat e fundit.
FC Ballkani ka fituar ndaj Sivvasporit me rezultatin 3:4, me golat e Armend Thaqit, Arbër Potokut, Meriton Korenicës dhe Ermal Krasniqit.
Zyba tha se kjo fitore është shumë e madhe për të dhe ekipin e tij, teksa nuk do të ndalen.
“Ndeshje mjaft e vështirë, kemi hyrë në ndeshje me shumë motivim dhe me koncentrim që ta marrim një rezultat pozitiv të cilin ia arritëm ta marrim”, tha fillimisht Zyba për ‘GazetaBlic Sport’
Mesfushori më pas shtoi se ata po mundohen të bëjnë mrekullinë në grupin e Conference Leagues, që të bëjnë krenarë shqiptarët.
“Bashkë me të gjithë shokët e skuadrës po mundohemi të bëjmë mrekullinë në këtë grup që kemi, por gjithmonë me këmbë në tokë dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ju premtoj gjithmonë që do të angazhohemi maksmimalisht në çdo ndeshje”, përfundoi ai.