Zymberi tregon emrin e trajnerit që mund të marrë drejtimin e Dritës

Zymberi tregon emrin e trajnerit që mund të marrë drejtimin e Dritës

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka thënë se Drita është në bisedime me pesë trajnerë të ndryshëm për të zgjedhur se kush do të marrë drejtimin e skuadrës gjilanase.

Drita ka mbetur pa trajner pasi ndërprenë bashkëpunimin me Ardian Nuhiun, pasi u eliminuan nga Kupa e Kosovës.

Në një intervistë për Kosova Press, Zymberi ka treguar se njëri prej emrave që janë duke biseduar është edhe ish-trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi.

“Pa diskutim, një prej emrave që e kemi kontaktuar, por janë edhe katër trajnerë tjerë të cilët i kemi kontaktuar dhe mbi këta pesë emra ne do ta bëjmë një analizë shumë të detajuar dhe në fund do ta marrim një vendim se cili do të jetë trajneri i cili do ta udhëheq Dritën në të ardhmen. Pa asnjë diskutim, këta emra të cilët i kemi future në listën e ngushtë janë trajnerë shumë të respektuar, janë trajnerë që ne kemi shumë respekt për ta dhe besojmë, por që vetëm njëri prej tyre mund të bëhet”, ka thënë Zymberi.

Related Articles