Zyra e Kosovës në Beograd ende nuk ka takuar policët e kidnapuar

Zyra e Kosovës në Beograd ende nuk ka takuar policët e kidnapuar

Që nga kidnapimi i tre pjesëtarëve të policisë kufitare brenda territorit të Kosovës, nuk dihet ende për kushtet në të cilat ata po qëndrojnë dhe mënyra se si po trajtohen.

Policët e kidnapuar, të premten dolën para trupit gjykues në Gjykatën e Kralevës e cila iu shqiptoi masën e paraburgimit prej një muajve, me akuzën për ‘posedim të paautorizuar të armëve’.

E ngjarja bëhet akoma më e rendë me faktin se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, ende nuk ka takuar policët e kidnapuar.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se stafi i kësaj zyre akoma nuk ka vizituar policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim, pavarësisht informacioneve që policët i janë nënshtruar një trajtimi krejtësisht çnjerëzor nga autoritetet serbe.

Mos lejimi i vizitës dhe mos ndarja e informacionit është shkelje e marrëveshjes së Brukselit.

Mandati i Zyrave, zyrtarëve është të përfshihet në çështje të cilat prekin qytetarët e vendeve respektive.

Në formularin e preambulës së marrëveshjes për këto zyra ndër të tjera shkruan: “…të cilët do t’i përcjellin të gjitha çështjet që lidhen me normalizimin dhe do të adresojnë të gjitha çështjet që lidhen me problemet e përditshme që mund të ndodhin”.

Related Articles