Zyra e presidentit francez Emmanuel Macron ka konfirmuar vërtetësinë e një video të publikuar, ku dukej se bashkëshortja e presidentit Briggite, “e godet” atë në fytyrë, ndërsa çifti ishte duke mbërritur në Vietnam, një turne në Azinë Juglindore.
Por videoja e cila, është bërë virale, është komentuar nga Pallatit Elysee. “Ishte një moment relaksi mes presidentit dhe bashkëshortes së tij, përpara nisjes së vizitës – një çast humori”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas Reuters, ai ka shtuar, se pamjet tregojnë vetëm, “një moment afërsie.”
Vizita e Macron në Vietnam – e para nga një president francez në pothuajse një dekadë – vjen ndërsa ai synon të rrisë ndikimin e Francës në ish-koloninë e saj.