Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjës, Alban Hyseni, tashmë edhe zyrarisht është kandidat për kryetar të Gjilanit, transmeton Gazeta “Enigma”.
Këtë e kanë bërë të ditur , nëpërmjet një njoftimi, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan:
Njoftimi i plotë:
“Njoftojmë opinionin publik se kandidat për Kryetar Komune nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për komunën e Gjilanit do të jetë Alban Hyseni”, thuhet në njoftimin e tyre.
Zgjedhjet lokale priten të mbahen në vjeshtë të këtij viti. /Gazeta “Enigma”/