Pas polemikave të shumta më në fund zyrtarizohet kandidatura e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunsë së Gjilanit nga radhët e LDK-së.
Kryesia e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjilan, ka votuar Ismajlin në mënyrë unanime si kandidat për kryetar të Komunës në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Pa asnjë votë kundër për Arbër Ismajlin e bën të dukshme mbështetjen e fuqishme që e ka brenda strukturave të partisë.
Ismajli do të garojë për të udhëhequr Gjilanin për një mandat të ri katërvjeçar, me mbështetjen e plotë të LDK-së ne zgjedhje lokale.