Tashmë është edhe zyrtare. Bayern Munich e ka konfirmuar se Robert Lewandowski do t’i bashkohet Barcelonës.
Klubi gjerman lëshoi një komunikatë për media, ku tregoi se është arritur marrëveshje verbale me katalonasit për shërbimet e sulmuesit polak, shkruan Gazeta Express.
”Është mirë për të dyja palët që kemi qartësi. Roberti ka fituar vlerësimin tonë, ai ka fituar gjithçka me ne. Ne i jemi tepër mirënjohës atij,” tha presidenti i klubit Herbert Hainer në një intervistë me Bayerischer Rundfunk gjatë Prezantimit të Ekipit të Allianz FC Bayern të shtunën.
Robert Lewandowski is set to join FC Barcelona.
Full details: https://t.co/LQ59LnkBZW— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) July 16, 2022
Lewandowski do t’i bashkohet Barcelonës në një kontratë tri vjeçare. Klubi spanjoll do t’i paguajë 50 milionë euro për transferimin e tij.