Zyrtare: Bergwijn i bashkohet Ajaxit

Zyrtare: Bergwijn i bashkohet Ajaxit

Klubi holandez, Ajaxi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Steven Bergwijn nga Tottenham Hotspur.

Ajaxi ka përforcuar radhët e tyre duke transferuar yllin e njohur holandez, Bergëijn.

Është vet klubi holandez që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Spurs për një shifër prej 31.25 milionë eurosh.

Bergwijn ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin nga Eridivisie.

“Ajax ka arritur marrëveshje me Tottenham Hotspur dhe Steven Bergwijn për transferimin e holandezit”.

“Bergwijn ka nënshkruar një kontratë me Ajaxin që hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë për pesë sezone, deri më 30 qershor 2027”.

“Ajaxi do t’i paguajë një tarifë fikse transferimi prej 31.25 milionë euro për klubin anglez”, thuhet në njoftim.

Related Articles