Armando Broja do të ndryshojë klubin por jo edhe qytetin në Premier League.
Sulmuesi shqiptar është pajtuar që të transferohet te skuadra londineze Fulham në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Chelsea.
Siç raporton Fabrizio Romano, marrëveshja është arritur për shumën e 4 milionë funteve, teksa në garë për të ishte edhe Wolves.
Broja do t’i kryejë sot testet mjekësore ku më pas do ta nënshkruajë kontratën më vonë.