Klubi i futbollit, Drenica ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm me futbollistin, Bruno Arrabal Passamani.
Siç bëhet e ditur, Passami është larguar për një rast emergjent në familje, i cili është detyruar të rikthehet në Brazil.
“Klubi futbollistik ‘Drenica’, njofton se sot ka nderprerë bashkëpunimin me vullnet të dyanshëm me futbollistin, Bruno Arrabal Passamani, për shkak që ky i fundit për një rast emergjent në familje është detyruar të rikthehet në Brazil, lojtari ka bërë kerkesë zyrtare për largim, të cilën klubi e ka mirëkuptuar dhe e ka aprovuar kerkesën e lojtarit”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/