Dardan Berisha është kthyer te skuadra e Sigal Prishtinës pas disa vitesh.
Prishtina të premten pasdite njoftoi për transferimin e Berishës, që edicionin e kaluar ishte kapiten dhe lider i Pejës.
Berisha ka luajtur te Prishtina deri në fillim të vitit 2020 e më pas ishte pjesë e Pejës.
Te Prishtina, 33-vjeçari ishte në katër periudha të ndryshme dhe kishte vazhdimisht sukses.
Ai ka fituar çdo gjë që fitohet me Prishtinën, ndërsa ka trofe edhe në garat ndërkombëtare.