Zyrtare: Drenica prezanton 10 ardhje, mes tyre një futbollist i Tiranës

Zyrtare: Drenica prezanton 10 ardhje, mes tyre një futbollist i Tiranës

KF Drenica, me kënaqësi ju njofton për transferimet e realizuara në afatin kalimtar të Janarit të cilat janë:

Viktor Kuka – Mbrojtësi më përvojë, i cili ishte pjesë e shumë skuadrave kosovare, do të mbroj ngjyrat e KF Drenica në stinorin pranveror.

about:blank

Dren Loshaj- Futbollisti i ri dhe i talentuar , i cili vjen nga skuadra KVK Wellen, është përforcimi tjetër i KF Drenica në këtë afat kalimtar. Mesfushori do të ndihmojë skuadrën në stinorin pranveror.

Xhihan Adili – Mbrotjesi i krahut, i cili vjen nga ekipi i KF Belasica, nga Maqedonia e Veriut, është transferimi i radhës i klubit. Adili do të jetë kuq e zi deri në fund të këtij stinori.

about:blank

Bleart Kastrati – Një përforcim i repartit të krahut të majt të mbrojtjes, një futbollist i ri, i cili se fundmi u paraqit për FK Bylis, tashmë është bashkuar më ekipin tonë.

Leon Kozi – është portier i cili vjen nga Tirana dhe tashmë do të ndihmoj ekipin tonë në objektivat e saj, gjatë stinorit pranveror.

Muharrem Musa – Mbrojtësi drenicas, rikthehet në ‘folenë’ e tij, pas angazhimeve të tij në disa skuadra kosovare, e se fundmi u paraqit për skuadrën e Phoenix nga Banja.

about:blank

Ilir Çitaku – Djaloshi i ri Drenicas i cili së fundmi u paraqit në Gjermani, do të jetë pjesë e klubit tonë për stinorin vijues.

Ernis Dhimitri – Qendermbrojtës i ri dhe i talentuar , i cili vjen nga KF Partizani i Tiranës, do të jetë i gatshëm që nga ndeshja e parë për të ndihmuar ekipin në pranverë.

Diego Armando Lopes Da Silva – Mesfushori kreativ Brazilian , i cili ishte për dy vite pjesë e kampionatit të Shqiperisë, dhe vjen në klubin tonë nga KF Dinamo nga Tirana.

Lukman Olayemi Hussein – Mesfushori me tipare defanzive , është përforcimi i ekipit tonë për stinorin e ri. Hussein së fundmi ishte pjesë e KF Tirana, dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit tonë, për t’i ndihmuar në ndeshjet kampionale.

Related Articles