Mesfushori Enis Bardhi është përforcimi më i ri i kampionit të Turqisë, Trabzonspor. Ai te skuadra turke është prezantuar të premten.
Me Trabzonsporin, Bardhi ka firmosur kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit. Bardhi te Trabzonspori është transferuar nga Levante.
Për kartonin e Bardhit, Trabzonspori do t’i paguajë ekipit spanjoll tre milionë euro me tre këste brenda tri vjetësh.
27-vjeçari ka qenë pjesë e Levantes prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Ujpesti i Hungarisë. Sezonin e shkuar, Bardhi pati tre gola e po aq asistime në 30 paraqitje në La Liga.