ZYRTARE: Ferizaji përforcohet me dy futbollistë

ZYRTARE: Ferizaji përforcohet me dy futbollistë

Ferizaji, është përforcuar me dy futbollistët Dardan Çerkini dhe Gëzim Rusin.

Lajmi është komunikuar nga vetë skuadra, duke theksuar se janë rikthyer sërish në folenë e tyre Çerkini dhe Rusi. Ferizaji me dy futbollistët e kanë vendosur bashkëpunimin me kontratë një vjeçare

Postimi i plotë:

Dardan Çerkini dhe Gezim Rusi rikthehen në “folenë” e tyre!

Po arrihet qellimi i bordit drejtues i klubit rikthimi i lojtarëve Ferizajas në klub.
Dardan Qerkini ‘LUTA’, kemi nenshkuar kontratë 1 vjeçare, me një lojtar me përvojë të madhe në Ligat e Kosovës rikthehet në Ferizaj, në qytetin e tij, për ta ndihmuar klubin në rrugen drejt superligës se Kosoves, me Lutën i cili mund të na ndihmoj edhe në fazën defanzive apo ofanzive, do të jemi shumë më të fortë gjatë kampionatit.

Sot po ashtu kemi nënshkruar kontratë 1 vjeçare me sulmuesin e krahut, Gëzim Rusin,
Rusi do të na ndihmoj shumë në repartin ofanziv dhe më të shpresojmë ti arrijmë synimet e klubit.

Çerkini i cili është 29-të vjeçar me parë ka luajtur edhe për Dritën, Flamurtarin, Trepçën ’89 e Ferizajin. Ndërsa, Rusi përveç Ferizajit, ka luajtur edhe për Gjilanin, Trepçën ’89 e Arbërinë.

Related Articles