Zyrtare: Futbollisti nga Kosova i bashkohet Partizanit të Tiranës

Zyrtare: Futbollisti nga Kosova i bashkohet Partizanit të Tiranës
Partizani i Tiranës vijon të mendojë për të ardhmen dhe të jetë gjithnjë në “gjueti” të të rinjve të talentuar.

Vazhdimisht kemi parë fytyra të reja në stërvitjet e shqiptar.

Lojtari më i ri i ardhur te Partizani është nga Kosova.

Bëhet fjalë për Andi Janjevën, 21-vjeçari, i cili po luan për Partizanin U-21, ku ka spikatur sa duhet dhe për t’u thirrur nga trajneri Arbwr Abilaliaj së fundmi për t’u trajnuar me ekipin e parë, shkruan Panorama.

Ai luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe konsiderohet si një lojtar premtues edhe për të ardhmen e afërt, ku pritet që në javët në vijim ai të jetë një opsion për qendrën e mbrojtjes.

Janjeva ka lindur në Londër, ku edhe ka nisur karrierën e tij si futbollist.

Ai është rritur në akademinë e Watfordit dhe ka luajtur deri në ekipin U-21.

Më pas ai ka provuar një aventurë me Dover Atletik në ligat e ulëta ishullore, përpara se të firmoste së fundmi me Partizanin.

Related Articles