Tashmë është edhe zyrtare. Interi ka shkëputur kontratën e Christian Eriksenit.
Danezi është larguar nga klubi italian, jo me dëshirë, pasi nuk mund të luajë sipas rreagullave të futbollit italian.
Eriksen pësoi sulm në zemër gjatë Kampionatit Evropian dhe u detyrua të vendoste defribilator.
Të premten, Interi njoftoi prishjen e kontratës me mesfushorin danez.
“Klubi dhe e gjithë familja Nerazzurri e përqafojnë lojtarin dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen e tij. Edhe nëse sot ndahen rrugët e Interit dhe Kristianit, një lidhje e fortë do të mbetet. Momentet më të mira, golat dhe fitoret, përqafimi i tifozëve jashtë San Siros për të festuar Scudetto-n: gjithçka do të mbetet gjithmonë në historinë e Nerazzurrëve”, thuhej ndër tjera në komunikatë.
Erikseni mund ta vazhdojë karrierën e tj në Danimarkë ose në Ajax./Gazeta Enigma/
???? | COMUNICATO @ChrisEriksen8 ????https://t.co/aOIocCWogp— Inter ???????????? (@Inter) December 17, 2021