Tirana ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Ardit Hila, i cili u largua këtë verë nga skuadra e Kukësit dhe ishte lojtar i lirë.
Pas afrimit të Albano Aleksit, ky është afrimi i dytë i Tiranës për repartin e mesit të fushës.
Gjithashtu, bardheblutë kanë firmosur edhe me sulmuesin Florent Hasani dhe duket se dita-ditës, ekipi kampion po konsolidohet.
Njoftimi i KF Tirana:
Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën. Mirëseerdhe Ardit!
/Gazeta Enigma/