Zyrtare: John Heitinga emërohet trajner i Ajaxit

Zyrtare: John Heitinga emërohet trajner i Ajaxit

Klubi i madh holandez, Ajaxi ka konfirmuar emërimin e ish-mbrojtësit, John Heitinga, si trajner të ekipit të parë.

Pas shtatë ndeshjeve pa fitore në Eredivisie dhe në vendin e pestë në tabelë, Ajaxi vendosi ta shkarkoj trajnerin Alfred Schreuder.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe klubi i madh holandez ka gjetur zëvendësimin.

Bëhet fjalë për legjendën e klubit, John Hetinga, i cili përveçse lojtar, së fundmi ishte edhe trajneri i ekipeve të moshave.

“Ajax dhe John Heitinga kanë rënë dakord për të mbetur trajner i Ajaxit për pjesën tjetër të sezonit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Heitinga e udhëhoqi Ajaxin në ndeshjen e fundit ndaj Exelesior, ku shënoi fitore.

Related Articles